Laudetur Jesus Christus!
Fatkeqsisht nuk jemi një herë per një herë në gjëndje ta paraqisim faqen tonë të internetit në gjuhën shqipe.Famullija personale e Shën Maksimiljan Kolbe u themelua në 22 Shkurtin e 2012 nga ipeshkvi i Chur-it Eminenca e tij Vitus Huondër dhe përfshin të gjithë kantonin e Cyrihut. Ne kremtojme Meshën e shenjtë sipas formës të veçantë të ritit romak, të ashtuquajturën Meshën latine. Në famulline tonë të gjithë besimtaret e lidhur mbas Traditës katolike kanë kështu mundesine ta ndjejnë veten shpirtërisht si në shtëpinë e tyre.
Jeni në kërkim të një vëndi ku kremtohet ne një gjuhë te përbashkët, në një qytet me njerëz me çdo prejardhje si Cyrihu?
Mund të gjesh një vend të këtille aty ku celebrohet Mesha në gjuhën latine!
Zbuloje bukurinë e këngës gregorjane!
Binde veten mbi të vërtetën dhe bukurinë e përjetshme të besimit katolik!
Nuk është për arsye nostalgjike që preferojmë Meshën në latinisht.
Nuk na pëlqen pluhuri i gjërave të vjetra. Përkundrazi, mesha në latinisht na përtërinë si një freski rinore.
A ju a tërhoqëm vëmenedjen për këtë formë të Meshës së shenjtë? Ke pyetje ose kërkon të dish edhe më shumë për sa i përket fesë? Priftat tonë janë gjithmonë në shërbim, të paktën në anglisht.
Mund të shkarkoni këtu oraret e kremtimeve liturgjike.
Duke shtypur këtu mund të hyni në kontakt me ne.
Famullitari
At Martin Ramm FSSP